Javier Tebas ka dhënë disa komente interesante rreth dy nga trajnerët më të mirë në botë, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola.
Numri një i kampionatit spanjoll ka folur me elozhe rreth dy trajnerëve të njohur.
Tebas e ka pranuar se është i interesuar të shohë lojtarët dhe trajnerët më të mirë në botë të jenë pjesë e kampionatit spanjoll.
Me këtë në mendje, ai shpreson se rrugët përkatëse të rivalëve aktualë të Mançesterit, Guardiolas dhe Mourinhos, një ditë i largojnë ata nga City dhe Unitedi dhe kthehen në La Liga.
Këto komente, Presidenti i La Liga-s i dha gjatë një interviste për mediat britanike.
“Do të doja të kisha të gjithë lojtarët më të mirë dhe të gjithë menaxherët më të mirë në La Liga”, ka thënë fillimisht Tebas për Daily Mail.
“Për shembull, unë do të doja të shihja përsëri Mourinhon dhe Guardiolan”, përfundoi numri një i La Liga-s.
Ndryshe, Guardiola dhe Mourinho kanë dhuruar rivalitet të madh gjatë viteve të kaluara te Barcelona, respektivisht Real Madridi. /Telegrafi/