Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, kishte konfirmuar më pesë qershor të vitit 2016 se këtë sezon nuk do të kishte përdorim të teknologjisë së vijë së golit në kampionatin spanjoll.
Liga Premier dhe Serie A kanë futur në përdorim teknologjinë e vijës së golit, por sipas Tebas kjo teknologji është shumë e shtrenjtë për La Ligan, përkundër faktit se ka statusin e një prej kampionateve më të mira në botë.
“Nuk do të kemi edhe këtë sezon teknologjinë e vijës së golit, për shkak se kushton shumë para”, kishte thënë presidenti i La Ligas.
Barcelonës sot iu mohua një gol i pastër kur Mandi i Betisit largoi topin i cili kishte kaluar dukshëm vijën fatale por që nuk u vërejet nga gjyqtari anësor.
/Telegrafi/