Telegrafi

Presidenti i La Liga-së, Tebas: Messi i rëndësishëm për ligën, Ronaldo dhe Neymar nuk janë

Presidenti i La Liga-së, Javier Tebas, ka thënë se Neymari dhe Cristian Ronaldo nuk janë aq të rëndësishëm se sa Lionel Messi për ligën, edhe pse do të dëshironte ta shihet yllin e Paris Saint-Germainit të rikthehej në Spanjë.

Sulmuesi brazilian është duke u lidhur me një rikthim në ligën spanjolle gjatë gjithë verës, derisa i ka humbur tri ndeshje te kampioni i Ligue 1.

“Po, sigurisht [Do të dëshiroja që Neymar të kthehej]. Me cilësitë e tij ai është në tre lojtarët më të mirë në botë. Do të ishte shumë e rëndësishme për La Ligën nëse ai vjen përsëri, megjithëse nuk do të ishte përcaktues për ligën spanjolle, ka thënë Tebas për Marca.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas

“Gjëja përcaktuese është se ne luajmë dhjetë muaj në vit, me 20 klube secila duke luajtur ndaj njëri-tjetrit dhe duke gjeneruar pasion dhe gëzim çdo fundjavë për tifozët në Spanjë dhe në të gjithë botën”.

Lexo po ashtu Takimi i fundit i Barcelonës me PSG-në për Neymarin

“Një lojtar si Neymar ju jep një vijim në vendet që kujdesen për të, por ai nuk është një element thelbësor, madje as Cristiano Ronaldo nuk ishte. Lionel Messi, nga ana tjetër, është një element thelbësor, sepse ai është trashëgimia e La Liga-së”, ka shtuar më tej i pari i ligës spanjolle.

Neymar është duke i zhvilluar bisedimet e fundit me Barcelonën për ta kompletuar rikthimin në Camp Nou, por që në garë serioze është edhe Real Madridi. /Telegrafi/