Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka thënë të premten se Serbia po armatoset ‘një luftë fiktive njëjavore’ – që sipas tij, nuk do të shpërthejë kurrë.
Me këtë frazë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai ka komentuar vendimin e Serbisë për të blerë 12 aeroplanë të rinj luftarakë francezë Rafale.
Kujtojmë se presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet për një vizitë dyditore në Serbi me ftesë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe në kuadër të vizitës së tij të enjten është nënshkruar marrëveshja për blerjen e 12 aeroplanëve të rinj luftarakë Rafale me vlerë 2.7 miliardë euro.
“Vuçiq po bën të gjitha llojet e gjërave, por kjo është punë e tyre. Nuk më intereson mua dhe neve”, citohet të ketë thënë Milanoviq.
“Sidoqoftë, kur shikon se ku ishte Serbia në vitet 1990, çfarë ishte potenciali i saj, niveli i industrializimit, arsimit, traditës industriale, ata duhet të ishin më të zhvilluar se Rumania. Sot janë dy herë më të pazhvilluar dhe më shumë se dy herë më shumë se Kroacia”, u ka thënë Milanoviq gazetarëve.
Milanoviq thotë se këto janë fakte, pra shifra.
“Gjithçka tjetër është një paradë. Si ky me Rafales,… sikur blen sisteme kundërajrore franceze, si dhe ato taktike të klasit të parë kinezë dhe rusë, ndoshta më të mirët në botë. Ne nuk kemi asgjë nga këto. Pra keni një qeveri në Serbi, e cila po armatoset, por në fakt po armatoset për një javë të një lufte fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë”, beson presidenti kroat. /Telegrafi/