Presidenti kroat, Zoran Milanoviq u ndie i ofenduar me krahasimin që i bënë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
“Pa Shtetet e Bashkuara, kjo botë nuk është e njëjtë dhe në një mënyrë do të duket e keqe. Donald Trump i shkatërroi të gjitha. Ai nxiti urrejtje dhe kaq. Ju nuk do ta dëgjoni atë nga kryeministri kroat ose ministri i jashtëm”, tha presidenti kroat, raporton tportal.
Ai këtë e tha gjatë një turneu të vjeljes së rrushit në Pljesivica, i cili u ndoq nga ambasadorë të huaj, duke përfshirë edhe amerikanin, Robert Cohorst.
Milanoviq po e “konsideron fyerje” nëse krahasohet me retorikën që përdorë Trump në SHBA, transmeton Telegrafi.
“Unë nuk fyej pakicat dhe as nuk mbështes supremacistët e bardhë. Çfarë është e ngjashme këtu”, pyeti Milanoviq.
“Sekretari amerikan i shtetit nuk ka kohë të vijë në Zagreb. Mua Askush nuk më thirri atje dhe sinqerisht është më mirë”, tha Milanoviq.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara po tregonin interes për Kroacinë “dy ditë para zgjedhjeve”. /Telegrafi/