Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka bërë edhe një vizitë zyrtare në Kroaci në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.
Atje, ajo është pritur nga presidenti Zoran Milanoviq.
Por një gazetar kroat ka publikuar një video në të cilën kryeministrja shihet duke pritur presidentin kroat, për rreth dy minuta, përcjell Telegrafi.
Gjatë asaj kohe, ajo fillimisht qëndroi e vetme, më pas kaloi nëpër sallën e pritjes duke parë një vepër arti.
So.. yep … the Prime Minister of Finland is visiting Croatia today and the President of Croatia had her wait for him almost two minutes in his office. Power play or protocol?
This is a video of @MarinSanna just walking around, looking at pictures @Ured_PRH
🎥@RTLtelevizija pic.twitter.com/aGVGCw1Ztt
— Ivan Skorin (@IvanSkorin) June 21, 2022
Kur dëgjoi se po hapej dera nga e cila duhej të kalonte Milanoviq, ajo u kthye, por presidenti kroat nuk ishte shfaqur ende.
Ajo priti disa çaste, pastaj ai mbërriti, duke buzëqeshur dhe duke i zgjatur dorën.
So @MarinSanna just responded to a question @ipsego about The Waiting.
"I want to focus on the issues, two minutes of my life is not a long time."
🎥@RTLtelevizija pic.twitter.com/2LHNKyuSNb
— Ivan Skorin (@IvanSkorin) June 21, 2022
Ndërkohë gjatë konferencës për shtyp, ajo është pyetur rreth një pritje të tillë ku është përgjigjur: “Dua të fokusohem në çështjet, dy minuta të jetës sime nuk janë një kohë e gjatë”.
Sipas mediave kroate, në takimin e zhvilluar në zyrën e Presidentit të Kroacisë, u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve të lidhura me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, samitin e NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Madrid, si dhe për situatën e sigurisë dhe politike në juglindje të Evropës.
Siç thuhet më tej, ndërsa Finlanda aplikoi për anëtarësim në NATO, presidenti Milanoviq informoi kryeministren Marin mbi pikëpamjet e tij mbi zgjerimin e NATO-s.
Ai shpjegoi se nuk e kundërshton hyrjen e Finlandës në NATO dhe se i kupton arsyet e sigurisë pse Finlanda aplikoi për anëtarësim.
Ndryshe, para shkuarjes në Kroaci, kryeministrja finlandeze ka vizituar Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/