Telegrafi

Presidenti kroat befasoi me veshjen, doli nga helikopteri me pantallona të shkurtra dhe pantofla

Zoran Milanoviq ka zbarkuar sot me helikopter në Sinj dhe shumë janë të befasuar me zgjedhjen e sotme të veshjeve.

Presidenti i Kroacisë është shfaqur në një edicion tërësisht informal, me pantallona të shkurtra dhe pantofla.

Të dielën ai do të shikojë Sinj Alka-n e 307-të me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Sot, shkruan portali dalmat, fillimisht sot ai do të shkojë në Knin, ku do të ndajë çmime, medalje, promovime dhe lavdërime për pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë. /Telegrafi