Zoran Milanoviq ka zbarkuar sot me helikopter në Sinj dhe shumë janë të befasuar me zgjedhjen e sotme të veshjeve.
Presidenti i Kroacisë është shfaqur në një edicion tërësisht informal, me pantallona të shkurtra dhe pantofla.
Të dielën ai do të shikojë Sinj Alka-n e 307-të me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Sot, shkruan portali dalmat, fillimisht sot ai do të shkojë në Knin, ku do të ndajë çmime, medalje, promovime dhe lavdërime për pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë. /Telegrafi