Site icon Telegrafi

Presidenti i Koresë së Jugut paralajmëron vizitë në Korenë e Veriut

Udhëheqësi i ri i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, është zotuar se do t’i adresojë çështjet ekonomike dhe marrëdhëniet me Veriun në fjalimin e tij të parë si president.

Ai tha se madje do të ishte i gatshëm ta vizitonte Phenianin në rrethanat e duhura.

Moon dha betimin në ndërtesën e Asamblesë Kombëtare të Seulit një ditë pas fitores së tij vendimtare, shkruan BBC.

Ish avokati i të drejtave të njeriut është i njohur për pikëpamjet e tij liberale.

Tensionet në gadishullin e Koresë së Veriut mbeten të larta dhe javët e fundit është parë retorika e zemëruar e SHBA-së dhe Pyongyang-ut, ndërsa spekulimet për një test tjetër bërthamor janë rritur.

Exit mobile version