Telegrafi

Presidenti i klubit: Xhemaili në MLS në vitin 2017

Blerim Xhemaili do të largohet nga Bologna për të luajtur për Montreal Impact në korrik 2017, ka konfirmuar presidenti i dy klubeve, Joey Saputo.

Predidenti Joey Saputo zotëron të dy klubet dhe MLS dhe Serie A, kështu që mund të shkëmbejë lojtarët mes tyre.

“Unë nuk e kam fshehur atë: Kontrata e Xhemajlit është një marrëveshje multi-vjeçare. Ai do të jetë në Bologna deri në qershor 2017, dhe më pas do të transferohet në Montreal. As ai nuk është fshehur. Ai është i gatshëm për të ardhur në Montreal”, ka thënë Saputo për mediat italiane, përcjell Telegrafi.

Drejtori teknik Adam Braz shtoi: “E shohin atë si një mesfushor qendror hibrid mes një nr. 8 dhe nr. 10. Ai ka kapacitete fizike për të luajtur nga kutia në kuti, dhe një nga pikat e forta e tij kryesore është aftësia e tij për tu angazhuar në mesfushë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Blerim Xhemailit

“Ai është një lojtar ndërkombëtar me shumë përvojë, duke luajtur në nivelin më të lartë. Ai do t’i sjellë shumë këtij grupi, jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes me përvojën e tij”, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, edhe trajneri i Bolognas, Roberto Donadoni është pyetur për gjendjen e mesfushorit shqiptar në konferencën e sotme për shtyp.

“Nuk ka asgjë zyrtare dhe sipas mendimit tim ai ka për të dhënë më të mirën e tij, të mos fillojnë për të pushuar mbi nderimet e tij. Kjo është në interes të një profesionisti që gjithmonë të bëjë mirë”, ka thënë Donadoni. /Telegrafi/