Telegrafi

Presidenti i klubi rumun Steaua Bukuresht u ka thanë lojtarëve të vaksinuar se nuk do të luajnë më pasi janë të pafuqishëm

Pronari kontrovers i klubit rumun FCSB, Gigi Becali, ka krijuar sërish kaos në futbollin e këtij vendi.

Becali ka filluar luftën kundër futbollistëve të vaksinuar të cilëve u është ndaluar të luajnë për ekipin e tij.

Në një deklaratë për mediat rumune, Becali pohoi se futbollistët që morën vaksinën ishin të pafuqishëm.

Gigi dyshohet se u ka thënë futbollistëve të skuadrës nga Bukureshti se ata që janë vaksinuar nuk do të luajnë për ekipin, ndërsa ata që kanë mashtruar me certifikata të vaksinimit do të mund të luajnë.

Kujtojmë, gjatë pandemisë së coronavirusit, ai theksoi se vetëm personat që kanë marrë dy doza vdesin në spitale.

“Nëse do të kisha një armë dhe një vaksinë në tavolinë, do të preferoja të merrja një armë dhe të qëlloja veten në kokë! Nuk ka të bëjë vaksinimi me klubin tim”, kishte thënë Becali në një deklaratë për mediat rumune.

Ky informacion, tani për tani jozyrtar ka krijuar një skandal në futbollin rumun, i cili njihet për situata të pazakonta. /Telegrafi/