Telegrafi

Presidenti kinez i kërkon ushtrisë që të përgatitet për “luftë në qiell” (Video)

Presidenti kinez Xi Jinping ka dërguar një mesazh të frikshëm për trupat e tij, duke u bërë thirrje që ata të jenë në një gatishmëri të gjithanshme për luftë.

Në video, ju shihni udhëheqësin e Partisë Komuniste të Kinës duke vizituar një bazë ushtarake në jug të Kinës të shtunën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai kërkoi nga forcat e tij të zbatojnë “frymën e gjeneratave të mëparshme dhe të punojnë për të arritur qëllimin e partisë për të bërë ushtrinë më të fuqishme në botë”.

Siç thuhet më tej, 64-vjeçari beson se kjo mund të arrihet përmes përmirësimit të forcës së tyre në qiell.

Duke folur për forcat e tij ai tha: “Shpejtoni përgatitjen e luftës dhe forconi aftësinë për luftime”.

“Përpiquni të ndërtoni një vendnisje të klasës së parë [mbështetje ajrore] dhe të jepni kontribute më të mëdha në ndërtimin e një vendi dhe ushtrie të fortë”.

Më vonë ai vizitoi një vend të lançimit satelitor ku u vendosën sistemet e navigimit BeiDou-3.

Atje, ai inspektoi raketat dhe vizitoi qendrën e kontrollit para misionit.

Dy satelitë BeiDou-3 tashmë janë dërguar në orbitë, ku do të punojnë së bashku për të rritur mbulimin kinez nga hapësira.

Më vonë, ai u takua me zyrtarët e lartë të bazës dhe u kërkoi atyre të punonin me më shumë angazhim në hapësirën ajrore kineze, për të krijuar më shumë “mrekulli kineze”. /Telegrafi/