Site icon Telegrafi

Presidenti i Kinës në vizitën e parë në Hong Kong

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, arriti në Hong Kong për të shënuar 20-vjetorin e dorëzimit të rajonit nga Britania te Kina.

Vizita e tij simbolike është e para prejse është zgjedhur lider në vitin 2013.

Hong Kongu është kthyer nën sundimin kinez në vitin 1997.

Pekini është pajtuar të qeverisë me territorin në formën e “një vendi, dy sistemeve”.

Aktivistët, me vite të tëra, bëjnë fushatë për më shumë liri politike, raporton Evropa e Lirë. Xi do të qëndrojë tri ditë në Hong Kong, ku janë planifikuar festime zyrtare, por edhe protesta.

Exit mobile version