Telegrafi

Presidenti i Këshillit të Evropës sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, sot do të bëjë një vizitë në Shqipëri ku do të takojë kryeministrin Edi Rama.

Lajmin për vizitën e Tusk në Tiranë e dha para një jave Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

Tusk do ta nisë turin e tij në Ballkan me takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pastaj kryeministrin Zoran Zaev.

Në orën 15:00 Donald Tusk do të takohet me kryeministrin Edi Rama. /TCH/