Telegrafi

Presidenti i Kazakistanit e befasoi për herë të parë Putinin – lideri rus nuk e priste që ai të fliste në gjuhën kazake

Vladimir Putin po e priste një befasi e pakëndshme në shtetin e Kazakistanit.

Presidenti rus ka qenë për një vizitë zyrtare në shtetin kazak, ku u takua me liderët e këtij vendi.

Megjithatë, lideri rus nuk ishte i përgatitur për befasinë që ia kishte organizuar presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev.

Ky i fundit e mbajti fjalimin në gjuhën kazake në vend të rusishtes. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë delegacionin rus të tronditur dhe duke kërkuar pajisjet për përkthim.

Putin gjatë një udhëtimi të rrallë jashtë vendit që kur filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, diskutoi bashkëpunimin dypalësh dhe çështjet e partneritetit strategjik me homologun kazak. /Telegrafi/