Presidenti izraelit, Isaac Herzog njoftoi se ka emëruar vëllain, ish -gjeneralin Michael Herzog, si ambasadorin të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar përvojën mbi Iranin dhe programin e bërthamor.
Teherani aktualisht është duke negociuar me Uashingtonin dhe fuqitë e tjera botërore për të ringjallur një marrëveshje të vitit 2015 që frenoi punën bërthamore të Republikës Islamike në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.
Qeveria e kryeministrit izraelit Naftali Bennett – një nacionalist në krye të një koalicioni ndërpartiak ka paralajmëruar kundër një rikthimi në pakt, kufizimet e të cilit në projektet me potencialin e prodhimit të bombave në Izrael konsiderohen shumë të dobëta, raporton reuters.
Izraeli e sheh programin bërthamor të Iranit si një kërcënim të drejtpërdrejtë, megjithëse Teherani ka thënë se është i interesuar vetëm për prodhimin e energjisë dhe projekte të tjera paqësore.
Michael Herzog, 69 vjeç, shërbeu në ushtrinë izraelite për 40 vjet, ishte shef i stafit të katër ministrave të mbrojtjes dhe mori pjesë në shumë raunde të bisedimeve të paqes me palestinezët, thuhej në një deklaratë nga zyra e Bennett.
Ai vuri në dukje “njohjen e thelluar të Herzogut mbi çështjet strategjike me të cilat përballet Izraeli, veçanërisht programin bërthamor iranian”. Emërimi i tij do të miratohet nga qeveria së shpejti, shtoi ai.
Vëllai i ish-gjeneralit, Isaac Herzog u betua në postin e presidentit në muajin korrik. /Telegrafi/