Telegrafi

Presidenti i Irlandës po mbante një fjalim, vihet në siklet nga qeni i tij

Një nga qentë e dashur të presidentit Michael D. Higgins ka vjedhur vëmendjen dhe kjo mund të shihet edhe në disa pamje të cilat tashmë janë bërë virale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeni tregohet duke “kërkuar vëmendje” gjatë gjithë videos ndërsa presidenti irlandez përpiqet të qëndrojë i përqendruar në intervistën e tij.

Duke shpërndarë pamjet në Instagram, ekipi i Presidentit tha: “Prapa skenave në Aras an Uachtarain” dhe lejojeni që videoja tërheqëse të tregojë historinë.

Presidenti po kryente një intervistë me RTE duke i bërë homazhe aktorit irlandez Tom Hickey i cili ndërroi jetë gjatë fundjavës. /Telegrafi/