Telegrafi

Presidenti i Interit, Zhang në bisedime me dy fonde amerikane për një kredi të re

Presidenti i Interit, Steven Zhang thuhet se është në bisedime me fondet amerikane Sixth Street dhe Ares Management për një kredi të re të mundshme pasi marrëveshja me Oaktree Capital Management përfundon në qershor.

Zhang mori një kredi urgjente prej 275 milionë eurosh me 12 për qind interes nga Oaktree në vitin 2021, por marrëveshja do të përfundojë në qershorin e ardhshëm.

Kështu, sipas mediumit Il Sole 24 Ore, Presidenti i Nerazzurrëve kërkon një marrëveshje të ngjashme për të mbajtur nën kontroll klubin.

Raporti pretendon se Zhang ka folur me fondin më të rëndësishëm të kredive në treg dhe diskutimet më të vështira janë duke vazhduar me Sixth Street dhe Ares Management.

 

Të dy fondet kanë punuar tashmë me klube të tjera futbolli në të gjithë Evropën. Në vitin 2022, Sixth Street fitoi 25% të të drejtave televizive të Barcelonës në La Liga për 25 vitet e ardhshme, ndërsa menaxhmenti i Ares ka ndihmuar së fundmi Chelsean me një investim prej mbi 460 milionë euro për të rizhvilluar si Stamford Bridge ashtu edhe terrenin stërvitor në Cobham.

Gazeta Tuttosport përmend gjithashtu Silver Lake, i cili kontrollon 14,5% të aksioneve në City Group, si një nga fondet në bisedime me Zhang.

Pronari i Interit duket se nuk dëshiron të shesë klubin, por ka të ngjarë të shpjegojë planet e tij për të ardhmen më 26 tetor gjatë mbledhjes së aksionerëve të klubit. /Telegrafi/