Telegrafi

Presidenti i Interit, Zhang: Conte një nga më të mirët

Conte dhe Steven Zhang (Foto: Inter.it)

Presidenti i Interit, Steven Zhang beson se klubi i tij ka marrë një nga trajnerët më të mirë pas nënshkrimit me Antonio Conten.

Interi ka fituar garën për të emëruar Conten pas disa muajsh spekulimeve.

Për këtë Zhang është i bindur se ish-trajneri i Juventusit do ta ngrit klubin në nivel më të lartë.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Contes si trajner i Interit: Jam i emocionuar, e zgjodha për shkak të historisë

“Jam i sigurt se Antonio Conte është një nga trajnerët më të mirë”, ka thënë fillimisht Zhang për faqen zyrtare të klubit.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Interit me Conten trajner - katër transferime, largohet Icardi

“Jam i sigurt se ai do të na ndihmojë të arrijmë objektivin tonë dhe të përmbushim misionin tonë, i cili gjithmonë ka mbetur i njëjtë: ta bëjmë këtë klub një nga më të mirat në botë”, përfundoi presidenti i Interit.

Ndryshe, Conte vjen si pasues i Luciano Spallettit, i cili u shkarkua dje (e enjte) pas dy sezoneve të kaluara në Giussepe Meazza. /Telegrafi/