Presidenti i Interit, Steven Zhang beson se klubi i tij ka marrë një nga trajnerët më të mirë pas nënshkrimit me Antonio Conten.
Interi ka fituar garën për të emëruar Conten pas disa muajsh spekulimeve.
Për këtë Zhang është i bindur se ish-trajneri i Juventusit do ta ngrit klubin në nivel më të lartë.
“Jam i sigurt se Antonio Conte është një nga trajnerët më të mirë”, ka thënë fillimisht Zhang për faqen zyrtare të klubit.
“Jam i sigurt se ai do të na ndihmojë të arrijmë objektivin tonë dhe të përmbushim misionin tonë, i cili gjithmonë ka mbetur i njëjtë: ta bëjmë këtë klub një nga më të mirat në botë”, përfundoi presidenti i Interit.
Ndryshe, Conte vjen si pasues i Luciano Spallettit, i cili u shkarkua dje (e enjte) pas dy sezoneve të kaluara në Giussepe Meazza. /Telegrafi/