Presidenti i Interit, Steven Zhang, thuhet ta ketë bllokuar kalimin e Radja Nainggolanit te skuadra e Cagliarit.
Mesfushori belg kishte arritur marrëveshje që të transferohej te klubi nga Sardinia, ku kishte qenë i huazuar edicionin e kaluar, mirëpo kalimi nuk ndodhi.
La Gazzetta dello Sport raporton se vendimin për ta bërë të pamundur transferimin e mori kreu i klubit me kërkesat e tij.
Zhang ka kërkuar 10 milionë euro për shitjen e lojtarit ose do ta lejonte huazimin e tij me obligim blerjeje.
Nainggolan ka marrëveshje me Interin deri në qershor të vitit 2022, ashtu që duhet të luftojë për një vend në skuadrën e Antonio Contes së paku deri në afatin e janarit. /Telegrafi/