Telegrafi

Presidenti indonezian incizon albumin e tretë

Presidenti indonezian Susilo Bambang Yudhoyono sapo ka lansuar albumin e tretë mbi dashurinë dhe unitetin dhe fton kombin t’i përkushtohet ndërtimit të vendit për një të ardhme më të mirë. Susilo qartazi e do shumë popullin e tij dhe sigurisht nuk i mjafton të udhëheq me shtetin, por ka nevojë edhe tu këndojë banorëve.

Derisa pjesa tjetër e muzikantëve botërorë edhe më tutje këndojnë për dashuritë e humbura, jetët e dështuara dhe barrën e famës, albumi i emëruar Evolution në tekstet e tij merret me emocionet të cilat Susilon e prekin si president. Pos kësaj, CD-ja përmban disa nga hitet e mëhershme si këngët “Për ty, fëmijë i dashur”, “Shumë fat në luftë” dhe “Më mungon”.

Demokracia më e madhe myslimane në botë, duket se, i sheh me dashuri ambiciet muzikore të ish gjeneralit dhe në zgjedhjet e muajit korrik të këtij viti do t’i jap edhe një mandat.