Site icon Telegrafi

Presidenti Ilir Meta i shkon për vizitë Margarita Xhepës në spital, i dëshiron shërim të shpejtë dhe rikthimin në skenë

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Margarita Xhepa, ka disa ditë që është shtrirë në spital për shkak të disa komplikimeve shëndetësore.

Gjatë kësaj periudhe, ajo është vizituar nga miq, familjarë e kolegë të shumtë, të cilët i kanë uruar artistes së popullit shërim sa më të shpejtë.

E një gjë të tillë duket se ka vendosur ta bëjë edhe vet Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili gjatë ditës së martë gjeti pak kohë për të vizituar aktoren Xhepa.

Foto: Ilir Meta/Facebook

Këtë gjë ai e bëri të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Facebook, ku shfaqej gjatë vizitës së tij në spital, ku ndër të tjerash i ka dhuruar edhe një buqetë me lule aktores.

“Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa. I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike”, ka shkruar Ilir Meta në Facebook.

Foto: Ilir Meta/Facebook

Fansa të shumtë të filmave të aktores gjithashtu i kanë dëshiruar artistes së madhe shërim sa më të shpejtë. /Telegrafi/

Foto: Ilir Meta/Facebook
Exit mobile version