Site icon Telegrafi

Presidenti i Ukrainës “sulmohet” nga kurora e varrit

Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev shkoi për një vizitë zyrtarë në Ukrainë dhe së bashku me presidentin nikoqir vendosën kurora lulesh në përmendoren e Heroit të Panjohur në Kiev.

Përveç kohës me shi, tërë protokollin e vështirësoi edhe era e fortë e cila frynte nga të gjitha anët.

Dhe mu kur nuk pritej, në momentin kur Yanukovych po qëndronte para kurorës me kokë teposhtë, era fryu fort dhe kurora e lidhur për një mbajtëse u zgjidh dhe i “kërceu” presidentit të Ukrainës në kokë.

Viktor J Yanukovychit i erdhën në ndihmë truprojat e shumta dhe hoqën kurorën e varrit prej tij. /Telegrafi/

Exit mobile version