Site icon Telegrafi

Presidenti i “rremë” në Facebook

Faqja e presidentit Bharrat Jagdeo ka më shumë se 170 mbështetës, dhe ngërthen fotografi si dhe biografinë e tij.

Kjo gjë e ka detyruar qeverinë e këtij vendi të lëshojë një komunikatë për opinion, ku sqaron se presidenti Jagdeo, nuk është anëtar u Facebook-ut, njofton BBC.

Në këtë faqe janë prezantuar dy albume të presidentit, ku në njërin janë fotografitë e të dashurës së tij Berbice, ndërsa në albumin tjetër janë vendosur fotografitë e presidentit gjatë takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësit botëror.

Vitin e kaluar një maroken ishte burgosur për shkak se kishte vendosur profilin e një anëtari të familjes mbretërore në Facebook.

Exit mobile version