Site icon Telegrafi

Presidenti i Pejës, Gashi: Ecuri fantastike

Së pari, mposhti Sigal Prishtinën në kuadër të SuperKupës, duke e nisur edicionin me trofe dhe më pas arriti që me 11 fitore radhazi të jetë e pathyeshme në ligën e Kosovës.

Kryetari i skuadrës pejane, Art Gashi, në një prononcim për GazetaOlle.com, tregon sekretin e suksesit të pejanëve.

“Para fillimit të edicioni kam thënë që Peja, është klub i madh dhe i fuqishëm dhe që mund t’i bëjë ballë shumë sfidave. Ne kemi qenë të përgatitur gjatë gjithë verës por kemi pas probleme të jashtëzakonshme me sponsor të cilëve nuk mund t’i garantonim se në cilat liga do të luajmë. Në aspektin teknik dhe sportiv jemi përgatit maksimalisht dhe kemi angazhuar njërin ndër njohësit më të mirë të basketbollit në rajon por edhe në Evropë sipas mendimit tim, Danijel Lutz, i cili ka sjelle me vete një trajner të ri në moshë por i cili është shume punëtor dhe e kryen punën me shumë pasion e përpikëri”, u shpreh fillimisht Gashi.

Ndryshe i pari i Pejës shpreson që të mos kenë probleme me lëndime duke treguar se ekipi i tij synon gjithmonë trofe.

“Ne kemi sjelle katër basketbollist të huaj nga fillimi i sezones dhe kemi ruajtur shumicën e lojtarëve vendor duke i shtuar edhe disa përforcime me talentet më të mëdhenj te momentit. Tash, ekipi është komponuar shumë fal punës së palodhshme të shtabit teknik. Realisht nuk ka asnjë arsye që kjo ekipe mos të ketë sukses, dashtë Zoti që mos të kemi lëndime gjatë sezonit dhe besoj shumë që kjo ekip ka me pas suksese. Ndoshta është herët të flitet për titullin dhe fitimin e BIBL-së, por nëse vazhdohet me të njëjtin ritëm të punës dhe angazhimit atëherë duhet të kurorëzohet”, përfundoi Gashi.
 

Exit mobile version