Rrugët e Kosovës në orët e mbrëmjes të së martës ishin të zbrazëta, kjo ngjau për shkak se në Kuvendin e Kosovës po mbahej një seancë e jashtëzakonshme. Të gjithë ishin të përqendruar në programet televizive që po përcillnin punimet e Kuvendit të Kosovës. Qytetarët patën mundësinë që ta përcjellin këtë seancë në televizionet e Kosovës që po transmetonin punimet drejtpërdrejtë. Unë personalisht sikur shumë të tjerë lutesha që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë Pacollin për President.
Në këtë seancë u votua për presidentin e Kosovës fillimisht, pastaj edhe për qeverinë ‘Thaçi 2’. Gjatë votimit të presidentit të pranishëm në Kuvend ishin vetëm partnerët e koalicionit që përbënin vetëm 67 deputet nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Në raundin e parë dhe të dytë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës nevojiteshin 81 vota për të zgjedhur presidentin. Në këtë seancë nuk ishin prezent 80 deputet andaj votimi për president ishte i palogjikshëm dhe i paarsyeshëm. U votua kot së koti për president në raundin e parë dhe të dytin, ngase Pacolli nuk mori më shumë se 58 vota as në raundin e parë e as në të dytin. Kundër Pacollit president doli edhe nënkryetari i PDK-së, z. Fatmir Limaj, i cilin është i dyti më i votuari në subjektin e tij politik dhe ndër më të votuarit në Kosovë. Pas raundit të dytë nga deputeti Hjredin Kuçi në konsultim me liderin e tij Hashim Thaçi kërkuan një pauzë pesë minutshe për t’jua tërhequr veshët deputetëve që ta votojnë Pacollin president. Ata deputet që votuan kundër në raundin e parë dhe të dytë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ishin katë r nga ta që ndryshuan mendim dhe votuan pro Pacollit president. Pauzën e kërkuar për konsultim pesë minutash e shfrytëzuan për mbi 40 minuta dhe pasi që u rikthyen në Kuvend ishin 62 deputetë që votuan pro Pacollit president.
Tani edhe pse u votua si u votua z. Pacolli është President i Republikës së Kosovës. Subjekti i tij politik në kuvend përfaqësohet me vetëm 8 mandate në Kuvendin e Kosovës. Ai në deklaratat e tij të mëhershme u tregua shumë gënjeshtar duke dhënë deklarata dhe intervista kontradiktore. Në librin e tij autobiografik thotë se në zgjedhjet e kaluara ka pasur ofertë nga z. Hashim Thaçi për të bërë koalicion në vitin 2007 dhe gjoja se ia kishte ofruar Pacollit postin e Presidentit të Kosovës. Por ky vetë e tha se nuk e pranova ngase në Kuvendin e Kosovës ishte i përfaqësuar me vetëm 13 deputet që do të thotë se nuk e ka përkrahjen e popullit. Tani dëshira e tij për të qenë President ishte edhe më e madhe, ani pse përfaqësimi i subjektit të tij që vetë e themeloi ka vetëm 8 mandate në kuvend.
Pacolli tani në krye të shtetit, është i martuar me Maria Pacollin e cila është nga Rusia. Kjo i bie se zonja e parë e Kosovës është 33 vjeçja e cila vjen nga Rusia që ishte dhe mbetet kundërshtarja me e madhe e Pavarësisë së Kosovës. Nuk pa flasim shumë për të kaluarën e dyshimtë e Pacollit. Vetëm një detaj që nuk e duron tradita shqiptare po e cekim në këtë artikull. Presidenti i porsazgjedhur Pacolli ishte i martuar disa herë që tregon se është lakmitar dhe i pamoralshëm.
Tani unë si qytetar nuk e shohë Pacollin si përfaqësuesin e popullit. Sigurisht që ai nuk mund të na përfaqësoj, ngase puna e tij, familja e tij, investimet e tij dhe mendoj që edhe qenia e tij është jashtë Kosovës. Neve nuk na nevojitet pasuria e tij, ai i pasurua shumë shpejtë dhe u konsiderua se kishte fituar një pasuri e cila është shumë e dyshimtë. Ne duam që të kemi një president të moralshëm dhe i zgjedhur me konsensus nga Kuvendi i Kosovës.
Pacolli tani është presidenti i serbëve të Kosovës dhe i partive në koalicion. Sigurisht. Pacolli dhe familja e tij e ngushtë nuk dinë ta flasin aq mirë as gjuhën shqipe prandaj nuk mund të jetë përfaqësuesi i popullit. Dita e djeshme duhet të shënohet si një ditë e keqe që i ka ndodhur Kosovës. Sot e gjithë Kosova ndjehet e turpëruar që familja presidenciale është gjysmë ruse. Ndoshta edhe më shumë se gjysmë ruse, ngase asnjëri nga tre fëmijët e Pacollit që i ka me Marian nga Rusia, nuk dinë të flasin mirë gjuhën shqipe.