Telegrafi

Presidenti i Egjiptit premton se shumë shpejt do ta njohë Kosovën

Thaçi në një takim me presidentin e Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Morsi, u fokusua kryesisht në çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës nga Egjipti.

Presidenti Morsi premtoi se Republika Arabe e Egjiptit do ta njohë Republikën e Kosovës shumë shpejtë.

Në këtë takim në mes të tjerash është diskutuar edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Egjiptit.

Kryeministri Thaçi në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ndërsa presidenti Morsi nga ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptit, Kamel al Amr. /Telegrafi/