Telegrafi

Presidenti i Cordobas: Shpresoja në Arrestimin e Messit

Argjentinasi e ka filluar për mrekulli sezonin 2012/2013 duke shënuar 30 gola në të gjitha garat, ndërsa të dielën arriti shifrën prej 86 golash brenda vitit 2012.

“Jam përpjekur të flas me gardën civile që ta arrestojnë”, u ka thënë Gonzalez gazetarëve.

Të mërkurën Barcelona është mysafir i Cordobas për ta zhvilluar ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Copa del Rey. /Telegrafi/