Site icon Telegrafi

Presidenti i apelon popullit – lutuni për shiun

Lutjet e veçanta myslimane për shi, të njohura me emrin salat al-istiska, do të recitohen të shtunën në të gjitha pjesët e Sirisë, në të cilën gjatë këtij viti ka rënë jashtëzakonisht pak shi.

Thatësira më së rëndi ka goditur bujqësinë dhe ka sjellë deri tek rënia e madhe e produkteve ushqimore.

Korrjet kanë sjellë më pak se dy milionë tonë në vitin 2008, derisa vite më herët ato kanë dhënë deri në pesë milionë tonë.

Exit mobile version