Pas pranimit të Kosovës në FIFA, edhe presidenti Hashim Thaçi ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ për të falënderuar FIFA.
“Evropa është shumë e vogël për talentët tanë të mëdhenj.
Anëtarësimi sot në FIFA, përfundimisht krijon një terren të ri për promovimin e futbollit kosovar në garat botërore. Gjatë izolimit 25 vjeçar, ne iu kemi dhënë shumë talentë kombëtareve dhe ekipeve botërore. Nga sot, ata e kanë vendin në kombëtaren e Kosovës.
Jam mirënjohës për të gjithë që punuan për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.
Ishte një rrugëtim i gjatë i ndërkombëtarizimit të sportit kosovar. E filluam me pingpong dhe e përfunduam sot në FIFA.
Të bashkuar duhet të luftojmë për betejën e radhës, për fitoren e radhës, për ditën historike të radhës për Kosovës. Gëzuar”