Presidenti gjerman, Joachim Gauck, është shprehur i shqetësuar mbi sigurinë e kampionatit Evropian të futbollit në Francë, njoftoi agjencia gjermane DPA.
“Kur mendoj për Evropianin, sigurisht që jam i shqetësuar, si shumë të tjerë në Evropë. I shqetësuar të shoh që kjo festë paqësore mund të tronditet”, deklaroi shefi gjerman i shtetit.
“Fqinjët tanë kanë grumbulluar disa eksperienca të hidhura dhe sigurisht që janë shumë të tensionuar. Ata kanë investuar shumë për të garantuar sigurinë”, theksoi Gauck, duke iu referuar Francës.
Për të evituar sulme të reja gjatë Euro-2016 që fillon sot në mbrëmje me ndeshjen hapëse Francë-Rumani, qeveria franceze ka vendosur në vend 90 mijë policë, xhandarë dhe agjentë privatë të sigurisë.