Site icon Telegrafi

Presidenti gjerman kërkon falje nga homoseksualët

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmajer, kërkoi falje nga homoseksualët për dekada të vuajtjes dhe të padrejtësisë për shkak të ligjeve represive gjermane.

Ai këto komente i bëri me rastin e shënimit të përndjekjes së kryer nga regjimi nazist i Adolf Hitlerit.

Trajtimi i ashpër i homoseksualëve ka vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ku homoseksualizmi me vite paraqiste vepër penale.

“Për këtë arsye sot kërkoj falje, për gjithë vuajtjen dhe padrejtësinë dhe për heshtjen, e cila pasoi”, tha presidenti gjerman.

Ai shtoi se dëshiron të bindë “të gjithë homoseksualët, biseksualët dhe lesbiket, trans-gjinorët dhe inter-seksualët” se janë të mbrojtur në Gjermaninë e sotme”.

Exit mobile version