Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, insiston se askush nuk do të largohet nga skuadra në afatin kalimtar të janarit.
Kështu numri një i klubit ka gëzuar tifozët pas zërave se Krzysztof Piątek mund të largohet nga skuadra.
“Askush nuk do të lëvizë deri në qershor”, ka thënë Preziosi për Il Secolo XIX.
“Ne kemi nevojë për [Christian] Kouame, Piątek dhe [Gaston] Ramirez. Deri më tani ka pasur shumë fjalë, por ofertat nuk kanë arritur”.
“Kemi nevojë për lojtarë kualitativë në mesfushë dhe tashmë kemi bërë ofertë për Rade Krunic (Empoli). Stefano Sturaro është një ide që kemi, jam i bindur se mund të vijë. Do të na kushtojë paksa, por është një investim”.
“Ai nuk do të jetë i gatshëm për një ose dy muaj, por ai dëshiron të rifillojë me neve”, ka shtuar Preziosi.
Genoa aktualisht renditet në vendin e 14 me 20 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=01pbsQvvL9s