Site icon Telegrafi

Presidenti gangster i Filipineve, fyen bijën e Clintonit: Si reagove kur babi yt… Lewinksyn!?

Rodrigo Duterte, i njohur edhe si “Ndëshkuesi”, është në krye të një fushate për vrasjen e mijëra trafikantëve të drogës në vendin e tij – Filipine. Presidenti i këtij shteti po lufton edhe me Shtetin Islamik që ka pushtuar qytetin e Maravit.

Duke iu adresuar ushtarëve, Duterte tha se ata kanë të drejtë që të përdhunojnë deri në tre femra secili. Por, deklarata e tij është kritikuar ashpër, sidomos nga vajza e ish-presidentit amerikan, Chelsea Clinton Duterte iu është përgjigjur flakë më flakë.

“Këto kurva, këto dëgjojnë fjalën përdhunim. Si Chelsea që më ka sulmuar mua. Nuk po bëja shaka, po tregohesha sarkastik. Dëgjojeni fjalimin. Unë nuk qesh me shakatë e mia. Po i them asaj: kur babai yt, presidenti i SHBA, po q… Monica Lewinsky-n dhe vajzat e tjera në Shtëpinë e Bardhë, si ndjeheshe ti? A mos e sulmoje babanë tënd?”

Vetë Chelsea u përgjigj me një mesazh: “Nuk është për të qeshur. Aspak. Duterte është një gangster vrastar që nuk shqetësohet për të drejtat e njeriut. Është e rëndësishme të theksohet se përdhunimi nuk është kurrë një shaka”.

Exit mobile version