Telegrafi

Presidenti francez takon udhëheqësit fetarë

Presidenti francez Francois Hollande do të takojë udhëheqësit fetarë të besimit të krishter, mysliman hebre dhe budist, një ditë pas vrasjes së priftit në Nomandy të martën.

Sulmi erdhi 12 ditë pas sulmit në Nice të Francës, shkruan BBC.

Pas takimit me përfaqësuesit fetarë, Presidenti Francois Hollande do të mbajë Këshillin e sigurisë dhe mbrojtjes e tij, ku më pas do të mbledhë edhe kabinetin e tij, transmeton KosovaPress.

Të martën Hollande bëri thirrje për unitet, dhe siç ai paralajmëroi ai, lufta kundër terrorizmit do të jetë e gjatë.