Telegrafi

Presidenti i Fioretinës, Commisso: Sezoni në Serie A ka përfunduar

Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso ka thënë se ka shanse të mëdha që ky sezon të përjashtohet.

Serie A do të mbajë një takim me UEFA ditën e mërkurë e që aty do të mësohet nëse ky sezon do të përjashtohet apo të vazhdohet në muajt e verës.

“Ne nuk mund të stërvitemi tani. Shpresoj që të bëjmë një gjë të tillë sa më shpejtë, por pandemia nuk ka përfunduar ende”, ka thënë ai.

“Nuk po shkojmë shumë larg, nuk e dimë se sa do të shkojë numri i rasteve. Shpresoj që në jug të mos përhapet edhe më shuam virusi”.

Lexo po ashtu UEFA të mërkurën mbledhje me 55 federatat evropiane, pritet të qartësohen shumë gjëra

“Ekonomia jonë është shkatërruar, mirëpo ne jemi duke bërë plane që ta shpëtojmë futbollin italian dhe besoj se të gjithë jemi bërë bashkë në këtë pikë”, ka shtuar më tej Commisso.

Serie A mbetet e suspenduar dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet, derisa vazhdon të jetë vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga coronavirusi. /Telegrafi/