Site icon Telegrafi

Presidenti finlandez pas takimit me Bidenin: Ne e marrim shumë seriozisht sigurinë tonë

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, tha se vendi i tij “po ndërmerr një hap historik” me aplikimin për anëtarësim në NATO gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Finlanda e ka marrë vendimin e saj pas një procesi të shpejtë, por shumë të plotë”, tha ai para gazetarëve.

“Procesi ka treguar edhe një herë forcën e demokracisë finlandeze. Duke nisur nga mbështetja e fortë e publikut, vendimi u mor me një shumicë dërrmuese parlamentare dhe mori gjithashtu mbështetje të madhe popullore”, pohoi ai.

Niinisto falënderoi udhëheqësin amerikan Joe Biden për “mbështetjen e palëkundur” gjatë procesit, ndërsa siguroi vendet e tjera të NATO-s se Finlanda do të bëhej një “aleat i fortë”.

Lexo po ashtu Presidenti kroat ndjekë shembullin e Erdoganit - Kroacia mund ta bllokojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Ai tha se “unë dua t’ju siguroj se Finlanda do të bëhet një aleate e fortë e NATO-s. Ne e marrim sigurinë tonë shumë seriozisht. Forcat e armatosura finlandeze janë një nga më të fortat në Evropë”.

Ndryshe, Biden ka deklaruar se të martën, Senati do të votojë rreth anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. /Telegrafi/

Exit mobile version