Pas gjuhës së ashpër të përdorur kundrejt Presidentit amerikan Barak Obama së fundmi, por edhe liderëve të tjerë në të shkuarën përfshirë dhe Papën, Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte duket se ka reflektuar dhe ka vendosur ti japë fund sharjeve dhe gjuhës vulgare.
Në fakt ai thotë se këtë ja ka sugjeruar vetë Zoti. Pas përfundimit të udhëtimit në Japoni, menjëherë sapo arriti në qytetin e tij Davao, Duterte tha se perëndia i kishte dhënë një ultimatum gjatë kohës kur ai ishte në avion.
“Dëgjova një zë që më tha ose ndalo sharjet, ose avioni do të përplaset, kështu që u unë i premtova Zotit se do ta pastroj gjuhën time vulgare”, tha presidneti para gazetarëve pas mbërritjes në aeroport.
Presidenti tha se premtimi i tij para Perëndisë vlen edhe para popullit të tij, por nuk harroi të shtonte se premtimi mund të ketë kufijtë e tij kur behet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, apo senatoren Leila de Lima.
Megjithatë ka qenë kjo gjuhë e ashpër, e cila shpesh konsiderohet e hapur dhe e sinqertë drejtuar më së shumti perëndimit që ka çuar në rritjen e popullaritetit të Duteretes në vendin e tij, transmeton oranews.
Ai e quajti presidentin Barak Obama bir bushtre, Bashkimin Evropian hipokrit, kërcënoi largimin prej organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ka pranuar pa problem krahasimin me diktatorin Adolf Hitler, kur tha se do të vriste me kënaqësi 3 milionë persona të varur prej drogës.