Telegrafi

Presidenti i Filipineve u ka kërkuar banorëve t’i qëllojnë, por mos të vrasin zyrtarët e korruptuar

Banorëve të Filipineve, presidenti Rodrigo Duterte u ka kërkuar që t’i qëllojnë por mos të vrasin zyrtarët shtetërorë të korruptuar, nëse vërtetojnë se kanë marrë ryshfet.

Sipas presidentit 74-vjeçar, të gjithë atyre që iu kërkohet ryshfet, kanë të drejtë ta qëllojnë atë zyrtar dhe nuk do të dënohet për sulm – por, vetëm nëse ai mbijeton, transmeton Telegrafi.

“Kur paguani taksën apo ndonjë detyrim tjetër dhe iu ofrohet certifikata në këmbim të një ryshfeti të vogël, qëllojini. Mirëpo, nuk duhet t’i vrisni, se atëherë shkoni në burg. Mjafton vetëm një plagosje në këmbë” ka thënë Duterte gjatë një fjalimi.

Të drejta të tilla, presidenti Duterte që njihet për vendime kontroverse, ka dhënë edhe në të kaluarën, duke ngritur shumë shqetësim te organizatat botërore për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve.