Telegrafi

Presidenti i Filipineve, që me metoda të çuditshme po sjell rend në vend: Mos ma shkatërro shtetin, se të vras (Video)

Prej se e ka merrte postin e të parit të Filipineve, ai ka shkaktuar polemika të shumta, por edhe ka sjell rend dhe rregull.

Rodrigo Duterte i ka shpall luftë trafikantëve të drogës, duke u dhënë dekorata qytetarëve që vrasin këta njerëz.

“Shumë persona kanë vdekur, gjatë kampanjave kundër drogës”, ka shpjeguar ai, teksa ka shtuar se shumë tregtarë droge janë dorëzuar vet, transmeton Telegrafi.

“Ai nuk është dashamir i gazetarëve”, shkruan në këtë video të shkurtër, ku tregohen pesë gjërat që duhet t’i dini për presidentin Duterte.

Madje, në inaugurimin e tij që është transmetuar drejtpërdrejtë në Facebook, ai nuk e ka ftuar asnjë gazetar.

I njohur si ‘Ndëshkuesi’, që e ka drejtuar qytetin Davao me shumë ashpërsi, është duke bërë përpjekje që ta kthejë në vend dënimin me vdekje. Madje, ai në start ka paralajmëruar secilin të mos ia shkatërrojë shtetin, se ndryshe do ta vrasë! /Telegrafi/