Presidenti i Filipineve, i ka inkurajuar qytetarët që të vrasin kriminelët dhe trafikantët e drogës, në mënyrë që të mbrojnë lagjen ku jetojnë.
Rodrigo Duterte ka kërkuar nga banorët e vendit, që të luftojnë krahas forcave të rendin, meqë do të shpërblehen dhe dekorohen.
Gjatë një prezantimi publik në qytetin Davao, 71-vjeçari ka thënë: “Ndjehuni të lirë të kërkoni ndihmën e policisë, apo ta bëni vet nëse keni armë. E keni mbështetjen time.”
“Nëse jeni afër ndonjë trafikanti droge, që reziston të arrestohet, apo sulmon qytetarët me revole apo thikë, ju mund ta vrisni lirisht. Vriteni dhe unë ju japë medalje”, ka thënë Duterte.
Ndryshe, secili polic që e vret një trafikant droge, shpërblehet me tremijë euro. /Telegrafi/