Site icon Telegrafi

Presidenti i Filipineve: Nëse më gjejnë të vdekur, më ka vrarë CIA!

Presidenti filipinez, Rodrigo Duterte ka akuzuar CIA –n se po thur një komplot për vrasjen e tij. Ai ka deklaruar se nëse gjendet i vdekur, populli i tij duhet ta dijë se e ka vrarë Agjensia Qendrore e Inteligjencës.

“U them filipinasve se nëse vdes para kohe, dijeni që më ka vrarë Amerika dhe CIA. I them CIA-s mos të kruhet me mua. Ose më vrisni këtu ose dilni nga vendi im. Zgjidhni e merrni,”  deklaroi Presidenti.

Nuk është hera e parë që Duterte shpreh hapur akuza të tilla ndaj CIA-s. Në shtator 2016, ai deklaroi se kishte marrë raportime se agjencia e donte atë të vdekur.

Për më tepër, në muajin gusht, Fronti Kombëtar Demokratik i Filipineve pretendoi se CIA kishte komplotuar për rrëzimin e presidentit nga posti.

Sipas “International Bussines Times”, nuk diskutohet që Filipinet kanë kohë që kanë pasur një prani të fortë të CIA-s brenda kufijve të saj.

Bazat ushtarake amerikane vazhdojnë të jenë në vend, pavarësisht marrëdhënieve gjithnjë e më të këqija midis Manilas dhe Uashingtonit nën sundimin e Dutertes.

Exit mobile version