Presidenti i Filipinës Rodrigo Duterte, i njohur në vitet e fundit për luftën e tij të tmerrshme ndaj drogës, tani po përparon një luftë për kontrabandën duke shkatërruar dhjetëra automjete luksoze të kapura nga oficerët e doganave të vendit, shkruan nationalpost, përcjell Telegrafi.
Rreth 7000 përdorues droge janë vrarë nga policia nën urdhrat e Dutertes e po ashtu shumë persona që kanë marrë pjesë në afera korruptive.
Kësaj here, “i pamëshirshmi” Duterte ka bërë copash makinat luksoze të futura kontrabandë në vendin e tij.
Ai para shumë qytetarëve filipinë ka shkatërruar 68 makina dhe tetë motoçikleta, duke përfshirë automjetet nga Porsche, Lamborghini dhe Mercedes Benz me vlerë rreth 7.3 milionë dollarë, pasi lideri i flamujve ” deklaroi angazhimin e tij për të luftuar kontrabandën”.
Në një fjalim të mbajtur pak më herët, Duterte tha se nuk do të bëjë që korrupsioni dhe kontrabanda të shkojnë në nivelet më të ulëta gjatë qeverisjes së tij./Telegrafi
https://www.youtube.com/watch?v=wK2xLldrhBs