Site icon Telegrafi

Presidenti filipinas puth gruan e martuar në buzë, në prezencë të qindra personave gjatë transmetimit live (Video)

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka bërë sërish një veprim kontrovers, duke puthur një grua të martuar në buzë gjatë një fjalimi që e ka mbajtur në Seul të Koresë së Jugut që transmetohej live.

Lideri filipinas puthi punëtoren e re filipinaese në Seul të cilën e ftoi në skenë, derisa turma që po i ndiqnin në sallë dëgjohen duke brohoritur, transmeton Telegrafi.

E pushtuar nga emocionet dhe thënia e presidentit se “duhet ta paguaj me puthje”, kjo grua nuk pati zgjedhje tjetër përveç se t’i dhurojë një përqafim dhe puthje në buzë.

Lexo po ashtu Presidenti filipinas urdhëron filmimin e veturave super luksoze që kapin vlerën e 1 milion funteve, duke u shkatërruar me buldozer - ato i përkisnin kontrabanduesve (Foto/Video)

Por një organizatë që mbron të drejtat e grave, kanë kritikuar veprimin e presidentit filipinas. Në reagimin e kësaj organizate thuhet se presidenti shpërndante kopjen e librit, kur një grua iu afrua nga e cila si “këmbim” i kërkoi një puthje.

“Duhet ta paguash me puthje. A je e gatshme për një puthje?”, dëgjohet Duterte duke thënë. Megjithatë, ai është munduar ta arsyetoj veprimin e tij, duke thënë se me këtë ka dashur t’i bëjë të lumtur masën. /Telegrafi/

Exit mobile version