Një insekt është filmuar duke shëtitur nëpër trupin e presidentit filipinas Rodrigo Duterte derisa po mbante një fjalim, e ky moment nuk ka shpëtuar pa tallje të ndryshme që janë bërë në llogari të tij në rrjetet sociale.
Duterte po merrte pjesë në fushatën e partisë së tij në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, e gjatë kohës sa po mbante fjalimin në qytetin Garcia Hernandez, insekti ka arritur të ngjitet deri në kraharorin e tij, transmeton Telegrafi.
Kur e vërejtën se çfarë po ndodhte, bashkëpunëtorët e tij vrapuan për t’ia larguar insektin nga trupi, por ai vazhdonte “rrugëtimin” në trupin e presidentit.
E Duterte me një dozë humori i është drejtuar të pranishmëve, duke thënë se është anëtarë i partisë opozitare, Partisë Liberale. Aty menjëherë filluan talljet në llogari të tij, ku komente nga më të ndryshmet kanë bërë bujë.
E Duterte njihet për fjalimet e tij kontroverse me plotë sharje, duke mos kursyer pothuajse asnjë lider botëror. /Telegrafi/