Site icon Telegrafi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takime me homologët nga Danimarka e Qipro

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ndodhet në Romë, për punimet e Kongresit të UEFA-s, ka takuar shumë homologë.

Gjatë ditës së sotme presidenti Ademi ka bashkëbiseduar me presidentin e Federatës së Futbollit të Danimarkës, Jesper Moller.

Gjatë këtij takimi të dy presidentët janë dakorduar për specifikat e ndeshjes miqësore që do të zhvillohet më 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Po ashtu është folur edhe për rritje të bashkëpunimit në sfera të ndryshme ndërmjet dy federatave.

Po ashtu, presidenti Ademi ka takuar edhe presidentin e Federatës së Futbollit të Qipros, George Koumas, me të cilin janë diskutuar format e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave.

Qipro nuk e ka njohur Kosovën si shtet, por kombëtaret tona nuk kanë hasur asnjëherë në vështirësi në këtë vend. /Telegrafi/

Exit mobile version