Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes së Labinot Harbuzit, i cili ndërroi jetë mëngjesin e të enjtes.
Më poshtë, letra e plotë e presidentit Ademi:
E nderuara familje e Labinot Harbuzit!
Lajmi për vdekjen e hershme të Labinot Harbuzit, na ka tronditur të gjithëve në Kosovë dhe jashtë saj, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.
Ikja e hershme Labinotit, i cili ka lënë gjurmë në futbollin mbarëshqiptarë dhe ndërkombëtar, ka lënë një zbrazëtirë të madhe te familja, te komuniteti i futbollit dhe te miqtë. Labinoti duke rrjedhur nga një familje sportistësh, ishte një futbollist i spikatur me tipare të veçanta, një djalosh i dashur e i respektuar nga të gjithë, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Futbollisti ndërroi jetë në moshë 32-vjeçari si pasojë e një sulmi në zemër, kanë bërë të ditur mediat suedeze.
RIP Labbe 😞 #MFF #MalmöFF https://t.co/d5CFi7r1pJ
— Philip Naskret (@Philip_Naskret) October 11, 2018
Harbuzi ishte pjesë e gjigantit holandez, Feyenoord, si dhe skuadrave të tjera si Genclerberligi, Manisaspor, Malmo e Syrianska.
Së fundmi pejani ka qenë pjesë e futbollit të Malajzisë ku u aktivizua me klubin Melaka United.
Gjatë karrierës së tij, Harbuzi ka luajtur edhe për grupmoshat e Suedisë. /Telegrafi/