Site icon Telegrafi

Presidenti i FFK-së, Ademi në darkë të përbashkët me kreun e UEFA-s, Ceferin

(Foto: ffk-kosova.com)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron në Milano me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, për të ndjekur nga afër finalen të Ligës së Kombeve, Spanjë – Francë, e cila u zhvillua në stadiumin San Siro.

Para ndeshjes finale presidenti Ademi ka qenë në darkën e përbashkët me presidentin Ceferin, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Me këtë rast, ata kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të përgjithshme në futboll, e veçmas me ecurinë e projekteve të FFK-së.

Presidenti Ademi e ka falënderuar numrin 1 të UEFA-s për mbështetjen e vazhdueshme që po ai personalisht dhe UEFA si institucion po i japin futbollit kosovar nëpërmjet projekteve të shumta.

Ndërkaq, presidenti Ceferin përgëzoi FFK-në për progresin e vazhdueshëm dhe për realizimin e projekteve që kanë si qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimit të talenteve.

Exit mobile version