Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Luis Rubiales, ka refuzuar të japë dorëheqjen pas skandalit në finalen e Kupës së Botës, ku puthi në buze një futbolliste të kombëtares së tij.
Rubiales puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso në festën e titullit kampion bote, ku Spanja mposhti Anglinë.
Lajmi bëri menjëherë xhiron e botës dhe veprimi i Rubiales u prit me dënim në mbarë botën.
Hermoso fillimisht dënoi aktin e Rubiales, ndërsa shumë politikan dhe njerëz të sportit kritikuar të parin e federatës duke i kërkuar dorëheqjen.
Sot (e premte) u mbajt një Asamble e Përgjithshme e jashtëzakonshme e (RFEF), ku Rubiales konfirmoi se nuk do të japë dorëheqje nga posti i njeriut të parë të federatës.
#ÚltimaHora ‼️ Luis Rubiales no dimitirá como presidente de la RFEF:
🗨️ "No voy a dimitir, no voy a dimitir". pic.twitter.com/VsHwl1T0mA
— Relevo (@relevo) August 25, 2023
“Kërkoj falje për gjesti. Puthja ishte spontane, e ndërsjellë dhe e pëlqyer”, ka thënë fillimisht Rubiales.
“Unë nuk do të jap dorëheqje, nuk do të jap dorëheqje. Unë do të luftoj deri në fund dhe shpresoj që ligji të zbatohet”, ka thënë fillimisht Rubiales.
“Kjo është një tentativë për ‘vrasjen time sociale’. Jam gati të shahem për të mbrojtur idealet e mia”, përfundoi i pari i RFEF. /Telegrafi/